KMA NEWS
Genta Kaloçi Skënderi
Korsia emergjente dhe çifti Kryemadhi!
Shumë po flitet për drejtësinë, skemat antikorrupsion nga opozita me bashkpunimin e Lsi në hije.
Po ndaj me ju ca detaje në lidhje me kush është çifti Kryemadhi. Ajo që dua të bëj me këtë shkrim të anashkaloj anën personale që mund të ketë secili nga ne të lidhur, të ndikuar nga ky çift i babëzitur e i pangopur.
Po bëj një hapje të shkurtër paksa romantike në lidhje me tim atë Petron, i cili ishte bahkëpatriot i Likes (Ilirit) së bashku me shumë miq, shokë, kolegë me bindje të majta aneksuan e ngritën degën e Lsi në Athinë. Idealizmi, ëndrra, pasioni, pastërtia, padjallëzia e tyre u keqpërdor, u shpërdorua, u tradhëtua, u shit e u ble me aleancën e kërrmave PD-LSI në 2009.
Kontributi i tij ishte i madh dhe si i tillë edhe premtimet boshe të Likes.
Jo pa të drejtë do mendoni e do thoni, ‘ç’ne që i besoi Likes’, ‘vetë i ka ngrënë kurrizi që u ngatërrua me liken’, por kjo më kujton atë historinë me fshatarin që i vodhën lopën por e akuzonin të zotin për pakujdesi që i dha hapësirë hajdutit t’ia vidhte, dhe pasi dëgjonte fshatari akuzat ndaj tij nga b/fshatarët u ngrit e tha: po mirë more burra, unë paskam gjithë fajin, po hajduti spaska faj fare??
Kështu jemi katandisur një shoqëri që i hedhim fajin të zotit të shtëpisë, popullit që besoi te këta lango, që ëndërroi me këta lango, që shpresonte në një politikbërje më konstruktive, por në vend të tyre mori edhe i vjedhur edhe i rrahur. Nuk dua të zgjatem, por dua të futem direkt e në temë sesi skema korruptive e çiftit në fjalë funksiononte.
Likja si karrem tërhiqte ‘viktimat’ pranë nëpërmjet programit partiak dhe stemën e partisë. Më konkretisht duke i fryrë njerëzit me premtime boshe, duke i mbajtur peng me ditë, javë, muaj deri sa viktima të ishte vërtet në hall e mos duronte më(në këtë mënyrë do pranonin kushtet e vëna nga çifti) e drejtonte për sqarime të mëtejshme te Monçka.
Kjo e fundit sigurisht në zyrë, nën fodullëkun, pompozitetin, madhështinë e ambjenteve u parashtronte problemet e situatës, ngërçin ku kishte ngecur, dhe fup, hidhej te tema kryesore, por në mënyrë shumë delikate pa lënë gjurmë. Petro, problemi qëndron se siç e shikon, ambjentet e zyrave, qiratë, njerëzit duhen paguar që të ekzistoj partia…
Im atë, i’u kthye – pse moj Monikë me lekët tona do paguash lluksin tat, mba aq sa mundesh, jo më shumë.
Ky ishte takimi i parë dhe i fundit në lidhje me zarfin e çështjen e punës së tij.
Jam e sigurtë se si kjo ngjarje keni të gjithë por nuk guxoni të flisni, as të mendoni, të lexoni këto që shkruaj. Ajo që është e papranueshme është frika me të cilën nuk përballeni por ju ka ngujuar ky çift langosh, me babëzinë, lakminë e tyre.
Të gjithë ndani të njëjtin mendim, por ju kanë kastruar nga koka e jo vetëm nga mesi e poshtë, por jo vetëm që s’guxoni të ngrini zërin por as nuk guxoni të komentoni, të ndjeheni pjesë e këtij realiteti me reflektim, ndërgjegje e përgjegjsi personale e kolektive.
Ja pra ky është dëmi që kanë shkaktuar ky çift që prej më shumë se një dekade, të cilët kanë ndaluar në korsinë e emergjencës, kanë fikur motorrin dhe bëjnë statuse në fb sesi dhe te cila hale ka dhjerë macja e tyre në vilën e lalzit.
Një pyetje shumë të sinqertë kemi për ju çifti Kryemadhi, për cilin kapital ju ka zënë halli për atë me djersën e ballit apo atë me jashtqitjen e maces.
Kur ti përgjigjeni këtyre pyetjeve këtij populli atëherë mund të kërkoni etikën e moralin tuaj të paqënë në reflektimin tuaj këto ditë të rëndësisë së veçantë për politikën e vendit.
Zoti juaj ju dhëndtë mëndtë që i keni humbur nga zullumet e shumta dhe ikni sa keni akoma kohë e jeni në kohë.





