Kushna e Vjedh Gjelbrimin, Filtrin e Ajrit?!

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta kaGjelbërim zbukurimi i vendit një hapësirë vjedhjeje nga pushteti politik dhe pushteti vendor!
Me majorin flasim shpesh për problemet e ndryshme të vendit, aika 30 ton mbi supe dhe unë i shtoj 60 kilet e mia e ca tonë nga shqetësimet për vendin..

E megjithatë shkurt po futem në temë..shpesh udhëtojmë në vendin fqinj Shkup dhe na bën përshtyje se pjesa e sllavëve (serbëve) nuk është cënuar asnjë mlm hapësirë publike dhe as një lulishte, pemë apo lule.

Gjelbërim zbukurimi(për injorantët me kostume dhe ata pa rroba fare, dmth bari dhe lulet).
Krimi që është bërë në vendin tonë me faturat dhe vjedhjet pa karar nga pushteti politik dhe pushteti vendor bashkiak nuk ka të sosur.

25 vjet na kanë shitur farën e barit për hashash ndërkoh që nuk mbinte fare ose apsolutisht nuk mbillej.
Të mos flasim për lulet, që janë zhdukur nga fjalori ynë, nga imazhi dhe nga inventari i punës. Pemët janë burim i pastër vjedhjeje, nuk përzgjidhen pemë të duhura sipas tokës, dheut, nivelit të ndotjes së ajrit, pa baza shkencore dhe studimeve përkatëse për çdo terren, sipas nevojave për hije, aromë dhe pastrimin e ajrit.

Ndërkoh që përzgjidhen palma që kujt i plasi nëse janë me biografi nga Dubai apo nga Honolulu, të cilat kushtojnë sa për të pyllëzuar gjithë Shqipërinë, por mbivlerësimi i tyre, importi dhe tharja e tyre e shpejtë i bëjnë të jenë burim i pastër kapitali për hajdutërinë e bashkive dhe drejtorive të gjelbërimit në b/punim të vjedhjes me ministritë e tjera.

Spërkatje nuk ka, prashitje, krasitje kujt i plasi, le të thahen sa më shpejt që të porosisim të reja, konçensione të reja, kontrata të reja vjedhjeje asnjë s’mban përgjegjsi për 25 vjet të shifrës ZERO Gjelbërim na vajti bari sa çmimi i hashashit dhe zbukurimi i luleve me lulkuqet sa boçja e opiumit.

Ndërkoh që na rrejnë me ca baltë të ngatërruar me 20% të farave të barit të cilësisë së keqe, shkurre që në inventare duken si qiparisa të lartë, qershi hëne apo nga marsi.

Të paktën ky erion fakir fiku e pranon, na e ka shitur barin për hashash, zbukurimi kufizohet deri te shkurret, vetëm për xhuxhat. Të paktën unë nuk duhet të ankohem, fatmirësisht kupola e jashtëqitjes ka menduar për mua që jam 1 pa 5 me duar përpjetë. Shkurret më rrinë bukur me gjatësinë dhe veshjen, shik apo sik!!!

Erion Veliaj flet për legalizimin e kanabisit dhe pranon: Unë e kam provu “barin”

erioniKryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini të Kosovës, duke shfaqur pervec dimensionit profesional e politik edhe ate njerezor. Midis te tjerash gazetari e pyet Veliajn edhe për legalizimin e drogës apo raportet e tij me femrat. Ne nje moment, Shuki e pyet: “A e ke provuar ndonjëherë barin”, duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

“Unë e kam provu, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj. Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”.

Veliaj ka treguar per here te pare se ka pasur nje te dashur ne Kosove. I pyetur nga Shuki (minuta 25.50) ai tha: “Kam pasur motit, kur kam jetuar ne Kosove. Ne 1999­-2000”. Veliaj tha se do te donte te merrte edhe nje mandat te dyte si kryebashkiak. “Unë kam edhe dy vjet mandate. Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në 3 mandate. Nëse populli ma jep pelqimin, do vazhdoja me kenaqesi t’i sherbeja Tiranes”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini të Kosovës, duke shfaqur pervec dimensionit profesional e politik edhe ate njerezor. Midis te tjerash gazetari e pyet Veliajn edhe për legalizimin e drogës apo raportet e tij me femrat. Ne nje moment, Shuki e pyet: “A e ke provuar ndonjëherë barin”, duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

“Unë e kam provu, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj. Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”.

Veliaj ka treguar per here te pare se ka pasur nje te dashur ne Kosove. I pyetur nga Shuki (minuta 25.50) ai tha: “Kam pasur motit, kur kam jetuar ne Kosove. Ne 1999­-2000”. Veliaj tha se do te donte te merrte edhe nje mandat te dyte si kryebashkiak. “Unë kam edhe dy vjet mandate. Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në 3 mandate. Nëse populli ma jep pelqimin, do vazhdoja me kenaqesi t’i sherbeja Tiranes”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img