Luftë guerrile. Franca i kishte parashikuar sulmet

KMA NEWS

Nga Fabio Polese

Sulmet e Parisit, më shumë se atentate të mirëfilltë, duken aksione guerile që kanë nevojë për përgatitje ushtarake. Përgatitje të cilën me siguri e kanë qindra luftëtarë që kanë hyrë në Evropë nga fronti sirian e iraken. Dje u zbulua edhe një raport i agjentëve të inteligjencës franceze, të cilët i kishin parashikuar këto sulme.

Metoda e veprimit është mjaft e ngjashme me militarët që prej kohësh po përgjakin Sirinë dhe Irakun. Guerrilja lindi nga nevojat që kishin, pasi nuk mund të përballonin një përplasje në fushë të hapur me armik më të fortë dhe ushtarakisht më të organizuar. Një drejtim ushtarak që kujton strategjinë e gazëve, term me rrënjë arabe për luftëtarë të cilët historikisht bënin ndërhyrje të shpejta në territore të vështirë.

Aksione të shumta të kryera nga njësi të vogla të lëvizshme, që kanë për synin destabilizimin dhe krijimin e kaosit. Pikërisht siç ndodhi dje në mbrëmje pak përpara orës nëntë në Paris. Sulmet goditën pothuajse njëkohësisht vende të ndryshme të populluara, duke dërguar në “tilt” (penguar) autoritetet franceze, të cilat ishin te detyruara të operonin në të njëjtin moment në zona të ndryshme.

Sulmi i parë ndodhi në “Stade de France”, në periferinë e kryeqytetit francez, duke larguar policinë nga aksionet që ndodhën në qendër pak më pas. Vrasësit përdorën armë sulmi kallashnikov, pistoleta dhe armë shpërthyese, me këto të fundit që i përdorën vetëm në fund, kur policia po ndërhynte për t’i kapur. Rezultati ishte një kërdi me njerëz të pafajshëm.

Këto lloj sulmesh janë të lehta për t’u zbatuar. Por kanë gjithashtu nevojë të jenë të mirëorganizuar dhe të koordinuar. Dhe, mbi të gjitha, kanë nevojë për një përgatitje të përshtatshme ushtarake. Atë që qindrat luftëtarët e hyrë në Evropë nga fronti sirian dhe iraken me siguri e kanë. Dhe pikërisht ky është rreziku më i madh.

Një rrezik që shërbimet e sigurisë franceze e njihnin mirë. Në fund të tetorit, France Info, pasi kishte shtënë në duar një relacion konfidencial të shërbimeve sekrete franceze, zbuloi për mundësinë konkrete sulmesh të shumëfishtë. Por ka më shumë. Sipas raportit, strategjia paska qenë ajo e vënies në veprim të njerëzve të ardhur nga vende të tjerë evropiane.

Ekstremistë islamikë francezë që bëjnë aksione terroriste në Gjermani apo në Itali, kurse ata gjermanë në Francë apo Angli. Strategjia është mjaft e qartë. Një shtetas francez që sapo është kthyer nga Siria apo Iraku dhe dëshiron të kryejë një atentat në Francë, rrezikon të indentifikohet shumë më lehtë, pasi është i monitoruar nga shërbimet vendase të inteligjencës. Por nëse e bën në Gjermani apo Belgjikë? Rreziku është sigurisht më i ulët. Kontrolli nga agjentët 007 të një vendi tjetër është më i vogël, edhe pasi ndarja (përdorimi) e informacionit mes shërbimeve sekrete evropiane është mjaft e kufizuar.

Kjo Evropë e hutuar vazhdon të bëjë gabime. Dhe pikërisht mbi të po vë bast Isis-i.

*Il Giornale

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img