Ndëshkimi i klasës politike

KMA NEWS

Genta Kaloçi Skënderi

Ndëshkimi i klasës politike
Cila do të ishte mënyra më e mirë për të ndëshkuar klasën politike të këti çerek shekulli në vend?? Disa jo pa arsye e pa të drejtë çna çau dërrasat kjo me këto pallavra. Disa të tjerë do thonë ndëshkimi është një utopi, drejtësia u varros në këtë vend ëë kur thërret lsi për bashkëpunim me opozitën për reformën në drejtësi. Disa të tjerë do thonë, eh sa dëshirojmë t’i kalbin në burg, të vuajnë çdo dhimbje që i shkaktuan këtij populli, ç’do lot për ç’do humbje që na kanë shkaktuar, të vuajnë e të ndjejnë në palcë mjerimin, trafikimin e fëmijëve tanë për një grusht flori. Të vuajnë për ç’do të vdekur nga jo ekzistenca e poljtikave sociale, për ç’do humbje nga droga, sida, nga informaliteti, nga mbytja nëpër dete e nëpër kufij për të ikur në drejtim të panjohur për pak drejtësi në dhe të huaj.
Disa do shtonin jo pa të drejtë se vetëm vdekja për t’a është kapak floriri. Disa të tjerë do shtonin shumë mënyra e metoda hakmarrjeje për një lloj drejtësie të diskutueshme, sepse fatkeqësisht për ne jetojmë në një shekull ku njerëzimi I ka zëvendësuar taktikat e hakmarrjes dhe drejtësisë nëpërmjet ligjit të së drejtës.
Ju mirëkuptoj se disa nga ju madje mund t’i lejonin fantazisë dhe kërkimeve në bibliografi për metodat e torturave të shekujve të kaluar. Fatkeqësisht apo fatmirësisht jetojmë në një shekull ku torturat janë hequr zyrtarisht, juridikisht nga mënyra sesi të vendosim drejtësi.
Mënyra më efektive për individë të tillë është të vuajnë nga frika më e madhe e tyre, frika me veten, përballjen me të shkuarën, të pësojnë atë nga e cila largoheshin me aq vrull nga asgjëja e tyre financiare, shpirtërore, njerëzore, hyjnore duke vuajtur çdo moment të së ardhmes nga pasojat e xhveshjes nga leku dhe petku i pushtetit që kaq shumë kanë adhuruar.
A nuk mendoni se ky do ishte dënimi më I mirë, më I drejtë, më moral, për këta me tipare të tilla që të vetëquhen njerëz, por nuk kanë asgjë humane, njerëzore në t’a.
A nuk do ndjeheshit të plotësuar, realizuar sikur drejtësia të vihej në vend, duke e parë në çdo buzëqeshje fëmije, në çdo punëtor e fshatar që puna e djera e tyre nuk shkon për lluksin e burokratëve tanë.
A nuk do ndjeheshit të çliruar nga vargonjt e kësaj klase politike, ku drejtësia mbi t’a të ishte një shenjë për të bashkjetuar viktima e fajtorë secili me ërgjegjsitë e veta
A nuk do të ishit të kënaqur nëse kapitali juaj i çerek shekulli përpjekjesh dhe ëndrrash të përkthehej në të përditshmen tuaj me mirëqënie, respekt të hapësirave të secilit pa u futur në zonën private të tjetrit.
A nuk do ishit të lumtur të jetonit pa patur kto shushunja që ju thithin gjakun përditë për kaq kohë duke i mbyllur në muzeun e burgut të veprave me etiketën, antikombëtare, antihumane ndaj popullit tuaj. A nuk do ndjeheshit të qetë e në paqe që s’do kishit në ndërgjegjen tuaj vdekjen e këtyre palaçove, por duke I lënë të mbyllur në qelitë e burgut të tyre që nuk u çliruan dot kurrë.
Ja pra kjo është hakmarrja më e mirë ndaj kësaj klase politike, duke mos rënë në kurthin e mllefit personal, por duke I lënë të vuajnë çdo ditë me veten e tyre duke mallkuar vendimet e së shkuarës.
Kështu pra të dashur bashkvuajtës të këtij vendi mos u japim kënaqësinë të na kthejnë në atë që janë ata, vrasës gjakftohtë e kriminelë nëse veprojmë si ata. Kjo n’a ndryshon dhe kjo n’a bënë të ëndërrojm e të realizojm planet tona për të nesërmen tonë të sigurtë e mbi të gjitha nën ligjin e së drejtës të parimit të solomondos.
Asgjë nuk mund të qëndroj, të lartësohet në përjetësi nëse në themel s’ka drejtësi e dashuri.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img