KMA NEWS / Skuadra e Futbollit Apollonia në Athinë, e vetmja në emigracion, e cila njihet për një sërë suksesesh të arrituara në Greqi, tashmë do të udhtoj në drejtim të atdheut dhe pikërisht për në qytetin piktorest të Pukës.
Skuadra e zemrës e emigrantëve shqiptarë në Greqi, për nderë të presidentit të saj zotit Petrit Selmani, do të zhvilloj një ndeshje miqësore në vendlindjen e tij, me ekipin simpatik të Tërbunit.
Ndeshja do të zhvillohet më 19 Maj në stadiumin Ismail Xhemali, ku do të jetë një ndeshje mjaft interesante, veç të tjerash emigrantët shqiptarë kryesishtë nga zona e Jugut pjesë e skuadrës së Apolonisë në Greqi, e drejtuar nga trajneri me origjinë dibrane Benard Veliu, do të kenë rastin të njihen nga afër me bujarinë dhe mikpritjen e pukjanëve.
Ekipi do të shoqërohet edhe nga Kryetari i Fedreatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, zoti Etmond Guri. E dimë dhe e kuptojmë shumë mirë se presidenti z. Petrit Selmani, do të jetë në pozita të vështira pasi skuadra e tij Apolonia FC Athinë, do të përballet me skuadrën e tij të zemrës Tërbunin, por kjo më shumë se një ndeshje futbolli është një krenari dhe dashuri për vendlindjen. K
y aktivitet tregon se sa do larg zogu nuk e harron folen. Sado që Petriti është nga emigrantët që është integruar plotësisht në jetën vendase dhe tashmë e ka ndërtuar jetët e tij personale dhe familjare më mirë se çdo kushë, prapseprap Pukën e vet, zemrën e vendlindjes nuk e ka harruar dhe nuk do ta harroj kurrë. Urime dhe kalofshi sa më bukur…!










