Poeti i njohur matjan Xhavit Gasa, gjithmonë në kërkim të rrënjve dhe promovimit të vlerave

GAZETA E LONDRES – Poeti i njohur matjan Xhavit Gasa, gjithmonë në kërkim të rrënjve dhe promovimit të vlerave

Poeti matjan Xhavit Gasa, i njohur për krijimtarinë e tij të pasur me vëllime poetike, vjen së fundmi me dy poezi të reja në përshëndetje të Shoqatës “Mati” në Mbretërinë e Bashkuar, e sapokrijuar nga komuniteti matjan në diasporë.

Në vargjet e tij, Gasa mbetet besnik i misionit të tij krijues: ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të vendlindjes, duke i dhënë zë historisë, figurave të shquara dhe shpirtit të trevës së Matit. Poezia e tij është një udhëtim emocional përmes kujtesës historike, krenarisë krahinore dhe identitetit kombëtar, ku vendlindja shfaqet si burim i pashtershëm frymëzimi.

I përndjekur dikur nga sistemi i kaluar, poeti Gasa ka zgjedhur që krijimtarinë e tij ta mbajë larg politikës, duke e vendosur gjithmonë në qendër njeriun, bashkimin dhe vlerat humane. Në vargjet e tij nuk ka ndarje, por thirrje për unitet dhe respekt ndaj rrënjëve, historisë dhe dinjitetit njerëzor.

Poezia “ÇFAR FAJ KAM” është një dëshmi e fuqishme e këtij misioni shpirtëror, ku autori ndërthur vendlindjet, figurat historike dhe kujtesën kolektive të Matit, duke i kthyer në një himn të identitetit dhe krenarisë shqiptare.

ÇFAR FAJ KAM
Unë jam matjan,
lindur në Stellush,
dhe në Petralbë,
në kalanë e gurtë!
Jam Shqefanjak,
lindur rrëzë Dejës,
ku nëna Vojsavë,
lindi Skenderbeun
Në Kryemat kam lindur,
në digat me barot,
ju vura zjarrin armiqve,
të shumtë në çdo mot!
Jam nga Shën-Trinia,
nga ky vend i shejntë,
më bekoj perendia,
në gjuhën e mëmëdheut!
Jam nga Guri Bardhë
i dietarit Pjetër Budi
fjalën e tij të artë
shkroj në palcë guri!
Linda në Batër n’troje,
të Rexhep Pashë Matit,
pabesisht në Sofër,
e helmoj Sulltani!
Dhe në Burgajet,
që shkroj historinë,
kombit i dha mbret,
që e radhiti me Krajlitë!
Ju lutem mos më thoni,
se na mërzite poet,
çfar faj kam se Kombi,
nga Mati ka marrë jetë!
@Xhavit Gasa

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img