Pse hesht Ilir Meta për Saimir Tahirin ?!

KMA NEWS/ Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është ndjerë fare sot për gjendjen e rëndë në të cilën ka hyrë siguria në vend. Ilir Meta, i cili përveç duetit, pretendon që luan edhe rolin e korrektuesit të qeverisë, po hesht në kulmin e degradimit të rendit dhe rritjen e frikshme të krimit.
Vrasje mafioze, rrëmbime dhe ekzekutime, luftë bandash, gjoba ndaj bizneseve, grabitje me dhunë, trafik i shfrenuar droge, të gjitha këto kanë bërë që të jepet alarmi nga partnerët ndërkombëtarë, opinioni publik dhe madje edhe nga vetë Prokurori i Përgjithshëm. Kryeministri Edi Rama bën sikur nuk po ndodh asgjë dhe vazhdon krahasimet me Saliun. Por të njëjtin rol po luan edhe Ilir Meta, i cili nuk rresht së përsërituri se vepron në emër të interesit publik dhe se LSI është një siguresë brenda mazhorancës kur preket ky interes.
Po përse hesht Ilir Meta? Dihet tashmë fakti se kreu i Kuvendit ka bërë jo pak presion tek kryeministri për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Por këtë e ka bërë në kulisa, për interesa të ngushta dhe për qëllime personale. Dhe tani, kur vërtet ministri i Brendshëm ka përgjegjësinë kryesore për gjendjen e rëndë të sigurisë, Ilir Meta nuk mund të flasë.
Ai e ka konsumuar betejën e tij kundër ministrit Tahiri dhe sot kur do të duhej ta bënte atë publikisht, edhe në emër të qytetarëve, nuk mund të flasë nga frika se do të ishte i paragjykuar. Të shumtë do të ishin ata që mund të mendonin se Meta do të shfrytëzonte rastin për një hakmarrje ndaj ministrit dhe jo se vërtet është i shqetësuar nga përmasat e rrezikshme të krimit. Kjo është pasoja e politikës së vogël të kulisave që bëhet në emër të ekulibrave të pushtetit brenda mazhorancës dhe jo në emër të atyre që sot ndihen të kërcënuar nga krimi./lapsi.al/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img