Reforma do votohet me 135 vota. Saliu të mbajë 5 mijë komitat

KMA NEWS / “Parlamenti shqiptar do ta votojë Reformën në Drejtësi me 135 vota pro dhe pesë mungesa.Por, edhe këta të munguar do të shkojnë të votojnë Reformën perëndimore të Shqipërisë”…

Nga Spartak Ngjela

“Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, është në Tiranë.

E shihni se sa rëndësi që ka vendosja e moralitetit, drejtësisë dhe normalitetit perëndimor në Shqipëri, për politikën e sotme amerikane?

Ende ka shpresë mizerabiliteti shqiptar për mbijetesë në shpinë të shqiptarëve?

Vërtet mendon Saliu se e mund Amerikën në emër të korrupsionit shqiptar?

Parlamenti shqiptar do ta votojë Reformën në Drejtësi me 135 vota pro dhe pesë mungesa.

Por, edhe këta të munguar do të shkojnë të votojnë Reformën perëndimore të Shqipërisë.

Ajo që iu duhet shqiptarëve tani është optimizmi se do ta flakin përfundimisht të keqen e tyre.

Turp historik për këtë klasë politike që ù përkul me diktat ndërkombëtar për t’i hequr duart e saj të ndyra nga gryka e shqiptarëve.

E vodhën këtë popull, e shtyne detetve e maleve për t’u arratisur nga atdheu i vet; e varfëruan ekstremisht dhe kurrë nuk hoqën dorë, madje edhe atëherë kur e panë që, për të shpëtuar gjëne e vjedhur, duhej të hynin në luftë me të gjithë botën ku shqiptarët aspirojnë të kapin vetveten si histori të humbur.

Turp historik! Pse, kaq i lehtë mbete gjithmonë, o Sali rrungaja, që di të bësh vetëm zhurmën e shkatërrimit!

Te shohim do dalin sërish tani injorantët e të flasin për sovranitetin, në një kohë që vetë për veten e tyre janë shitur për një pjatë supe, dhe kane shitur hapur interesin kombëtar bashkë me padronin e tyre?

Gjithçka po shkon si në gjalpë.

Donald Lu e dinte shumë mirë kur iu tha të gjitheve: “merreni me shtruar, se e mira e shqiptarëve, është edhe e mira tuaj”.

Po kujt i thosh? Infantilizmi politik nuk ka brirë.

Madje Kreshniku shqiptar na kumtoi dhe 5000 ushtarët bashibozukë të tij. Hajde injorant hajde!

Tani gjithçka është drejt fundit: muaji qershor është muaji i shqiptarëve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img