“Requiem per nje shok te paharrueshem”: Dedikim për mësuesin e merituar Preng Përshqefa

SHQIPTARI NEWS – Njeriut të mirë nuk i humbin vlerat kurrë

Miku i mësuesit shumë të merituar Preng Zef Përshqefa, ish kolegu i tij  Petrit Xhamaj, mesues ne vitet 70 në Martanesh e Urake te Matit, i ka dedikuar një shkrim special, ku paraqet vlerat e vyera dhe burrërore të një njeriu fisnik dhe mësuesi shembullorë.

“Requiem per nje shok te paharrueshem”.

Nga Petrit Xhamaj, ish mësues

Per here te pare u takuam ne 1972 ne Bater te Martaneshit .Ishte nje burre serioz, me mustak e ne pamje te pare te gabonte, mendoje se eshte pak i ashper. Po ky iluzion binte menjehere sapo te rrije qofte dhe pak minuta me te. Kishte nje buzeqeshje qe i dilte natyrshem nga shpirti e me te dhuronte te te tjeret gezim, qetesi e optimizem.
Quhej Preng Pershqefa nga Uraka. Ne kete 17 shkurt ai do te mbushte 83-vjec. Une mesues i ri i sapoemeruar ne Maranesh, ai mesues me pervoje qe e kishin emeruar aty per te bere “stazhin” si pasoje e intrigave ndaj njerezve dhe mesuesve kulmore se keshtu ndodh shpesh ne jete.

Nga Jugu thuhet nje fjale e urte; “Pema me kokrra qellohet me gure”. Keshtu kishte ndodhur me Prengen, po kjo eshte histori e gjate e s’ia vlen te tregohet. U beme shpejt shoke te mire se me nje njeri si ai s’mund te ndodhte ndryshe. Fati i mire deshi qe te na bashkoi perseri me Prengen ne vitin 1976 kur u emerova mesues ne fshatin e tij ne Urake. Ishte fat i trefishte qe te kishe ne kolektiv Prengen; se pari, ishte mesues qe dinte te komunikonte aq mire me nxenesit dhe te transmentonte aq me takt njohurite tek ta. Por (se dyti), ishte dhe nje shok i shkelqyer qe ne marrdhenie shoqerore s’mund t’i gjeje as me te voglen te mete.

Se fundmi qe fat i madh per shkollen te kishte mesues Prengen se qe aq i apasionuar per ngritjen e laboratoreve mesimore dhe zbukurimit te koridoreve te shkolles me figuracionin e nevojshem. Keshtu beri ai ne Bater, ne Kraste, Rremull e kudo ku punoi, shkurt ai ishte duarflori. Kur punova ne Urake ishin kohe te veshtira dhe varferia lexohej shpejt. Kishte nje mence kooperative, por menuja kuptohet qe ishte shume me mungesa. Prenga qe njeri me shpirt fisnik me merrte shpesh ne shtepi per darke dhe vihesha ne pozite se kjo ishte ngarkese per familjen e tij, por tek ta gjeje nje mjedis te ngrohte familjar sa harroje per nje cast se s’ishe ne familjen tende.

Dhe keshtu me Prengen dhe lal Zefin (te jatin) kalonim per mrekulli netet e dimrit. Shpesh Prenga shkonte tek menca e kooperatives dhe pyeste se c’kishte per darke ate nate dhe kur s’ia mbushte mendjen menuja vinte me pjate ne dore neper erresire tek dhoma qe banoja i vetem, çonte pjatat mbi tavoline pa harruar te shtronte zemren e tij te madhe qe s’e nxinte dot tavolina e vogel dhe bisedonim gjer vone duke ma hequr merzitjen qe te shkakton vetmia. Te kishe shok e mik Prengen ishte privilegj. Kishte shpirt te bardhe e fisnik qe pa ngurruar e jepte per ate qe e quante te tille.

Megjithese kohe te veshtira e plote mungesa e librat s’bliheshin kollaj, Prenga kishte nje biblioteke te mire me libra qe s’i gjeje ne shitje. Librin artistik ai e pelqente shume. Njehere pashe romanin, “E kuqja dhe e zeza” vell 2. Per mua patjeter dhe per Prengen, ai ishte nje liber shume i pelqyer. Duke ditur kete me shume rezerva ia kerkova librin dhe me befasoi me ç’thjeshtesi ma fali ate, se une kisha vell.1. Dhe beri shume mire se me shkrimin e tij shume te bukur shkroi dicka qe e pelqej dhe me shume se libri, se me kujton nje shok te shtrenjte.
Po nje gje jo te mire beri Prenga se iku para kohe ne v.2001 ne moshen 62 vjeç. Dhe pastaj thuaj qe vdekja nuk di te zgjedhe! Po perseri mendoi dhe per te ardhmen; la pas sozine e tij, jo vetem nga pamja e jashtme qe i ngjan aq shume, por se pari nga virtutet njerzore. Eshte Viktori, djali i tij. Pas 1976-s s’e takova më Prengen, por kur takova Viktorin ne 2014 ne Vlore mu duk se u çmalla me mikun e vjeter e te mire PRENG PERSHQEFA.
U gezova shume se Prenga eshte dekoruar me urdhrin “Naim Frasheri” dhe distiktivin “Mesues i Dalluar” dhe keto vleresime ne rrugen e veshtire te jetes se tij me kujtua thenia e nje njeriu te shquar; “Nderi dhe respekti e gjen vete rrugen per tek njeriu fisnik”. Patjeter keshtu do te ndodhte me Prengen tone.

Me rastin e 83-vjetorit te lindjes.
Petrit Xhamaj, Babice, Vlore, 15 shkurt 2022.
Mesues Prenga e mesues Petriti, dy miq te mire ne kohe te veshtira, e kane ditelindjen ne 17 shkurt, çfare koncidence e bukur.

Gëzuar 71-vjetorin e lindjes, prof Petriti Xhamaj! Faleminderit per respektin qe tregon per babain tim edhe pas 46 vitesh.

Nga Viktor Preng Përshqefa. Tirane 17.02.2022.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img