GAZETA E LONDRES – Semi Sylejmani zgjidhet Kryetar i Rrjetit te Bizneseve per Britanin e Madhe
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Londër, ku është zgjedhur edhe kryesia e re e këtij rrjeti që bashkon biznesmenë shqiptarë nga e gjithë bota.
Takimi u mbajt në një nga ambientet e lokalit të këngëtares me famë botërore, Rita Ora, dhe mblodhi përfaqësues të shumtë të bizneseve shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përfaqësues të rrjetit nga Zvicra, Franca, Belgjika, Austria, Lugina e Preshevës, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Londër.
Pas diskutimeve mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare, u zhvillua procesi i votimit, për Mbretërinë e Bashkuar ku kryesia e Rrjetit Global të Bisneseve të Diasporës zgjodhi kryetar për Rrjetin e Bisneseve në Mbretërinë e Bashkuar, biznesmeni nga Kosova me qëndrim në Londër, zoti Semi Sylejmani. Mes anëtarve të kryesisë u zgjodhën edhe Babaj i këngëtares së madhe shqiptare me përmasa botërore Rita Orës, z. Besnik Sahatqiu.
Pasi ka falenderuar të pranishmit për besimin, kryetari i ri Sylejmani, ka premtuar se do të bëjë gjithçka për zgjerimin dhe forcimin e rrjetit që bisnesi shqiptarë të lulëzojë.
Nga ana e tij në fjalën përshëndetëse, zëvendësambasadori i Kosovës z. Vlorat Gashi në Londër, përveç përgëzimeve për organizatorët dhe të pranishmit, dha edhe një lajm të rëndësishëm: shumë shpejt, Ambasada e Kosovës do të sjellë në Londër një delegacion prej 20 biznesmenësh nga Kosova, me qëllim promovimin e produkteve kosovare dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik.
Për rrjetin e bisneseve për Mbretërinë e Bashkuar u zgjodhën:
Semi Sylejmani kryetar
Fatlum Azemi-Nënkryetar
Arsim Nimani – arkatar
Sabri Agimi – Sekretar.
Anëtarë të kryesisë
Altin Hallaqi
Ardian Koci
Leonora Shaqiri
Naser Buzhala
Ardit Mici
Laura Hoxha
Skender Kika
Arlit Kastrati
Fatmir Paloja
Nexhat Prapashtica
Besnik Sahatqiu









