KMA NEWS
Nga Genta Kaloçi Skënderi
Denoncim i vjedhjes në bashkëpunim shtet privat kundër qytetarit.( 3 raste flagrante alarmante)
Mafia Çez mafia e ndërtuesve politika
Mafia e ndërtuesve b/punim administratorët e pallateve politika qëndrore dhe lokale
Mafia e ujësjellësit me mafian e administratorit të pallatit politika qëndrore dhe lokale.
Më lart jo pa qëllim rendita disa sektore që b/punojnë për të na vjedhur e rrjepur me ndihmën e ligjeve që kanë miratuar të shkruar e të pa shkruar. Të gjithë pa përjashtim jeni hasur me këto probleme në jetën e përditshme, por keni pranuar të paguani pavarësisht nëse merrni shërbimet për të cilat paguani. Në jetën jashtë shtetit kemi mësuar të jemi pjesë e pagesave në mënyrë të përgjegjshme, ndërkoh që na ofrohen shërbimet përkatëse. Në jetën familjare në tiranë prej disa vitesh jemi hasur me disa lloje mafiash të cilat në heshtje e bashkëpunim midis tyre na rrjepin në mënyrë skandaloze dhe më e frikshme se asnjë nuk reagon. Në fakt si të reagojnë kur u bëhet lavazh nga pushtuesit dhe vjedhësit e votës, nga drejtorët që ata vendosin pas detyrimeve elektorale që kanë pagesat dhe kostoja bie mbi ne pavarësisht votuam apo jo për ata. Ku gjendet roli i shoqërisë civile, që fatkeqësisht quhet dhe avuzon me këtë titull sepse nuk ka ndërrmarë kurrë një kauzë qytetare bazuar në problemet reale, kjo tregon dy gjëra, mungesë informacioni, mungesë interesi, ky është tregues se indirekt me vetëdije ose pavetëdije është palë me politikat mafioze të politikanëve tanë që prej 25vitesh na kanë rrjepur pa pikë përgjegjsie.
Gjithashtu politika qendrore(140deputetë kanë menduar si të mbushin xhepat). Dëgjoj shpesh që thonë mafia e plerave mafia e plerave, ne këtu kemi shumë mafia të ndryshme që janë bërë palë me politikën qëndrore dhe lokale dhe asnjë nuk është ngritur për të kërkuar të drejtat e b/jetesës në komunitet.
Më konkretisht po ju paraqes disa shifra alarmante që asnjë palë nuk interesohet ti përmendi, që janë më të rrezikshme se gjithçka tjetër, prishin cilësinë e jetës sonë të përditshme.
Së pari, mafia Çez, ndërtuesit, politika.
Bashkëpunimi i këtyre tre palëve me ndihmën e heshtjes së shoqërisë civile dhe me votimin tuaj të papërgjegjshëm kanë arritur deri.aty të vendosin tarifa në çdo faturë të çez pagesën për çdo dritë që ka çdo kat i pallatit tuaj.
Në hyrjen tonë është 9katësh, 1kat janë dyqane, lokale,minimarkete dhe 8katex4apart=32 familje.
Një kat një llampë faturon çez 90kv për çdo familje, atëherë 90 kv x32 =2880kv në muaj për një llampë pa rele. 2880kvx12muaj=34560kv paguajmë 32-33 familje për 9 llampa. Kjo sasi elektrike është e barabartë për të patur dhe funksionuar një fabrikë buke poshtë pallatit. Ndërkohë që kjo sasi është e mjaftueshme për të vënë në punë një kaldajë ngrohjeje qëndrore poshtë pallatit me energji elektrike për të përballuar të ftohtët e dimrit në vend, ndërkohë që paguajmë këto shifra e vdesim së ftohti. Ndër vite ankesash në çez, drejtorat pd-lsi sipas viteve dhe rradhës janë përgjigjur shqetësimeve tona se kjo nuk është punë e çez por e administratorit të pallatit. I cili duhet të gjejë se nga ku vidhet dhe ta denoncoj. Drejtori i fundit i lsi-së që u takua anëtare e familjes sime iu përgjigj se nuk çez nuk mund të bëj dot asgjë në këtë rast. Tani lind pyetja natyrshëm, me çfarë të drejte, me cilin ligj, me cilat mjete dhe vegla administratori i pallatit/kompleksit që është punësuar nga ndëetuesi i cili shfrytëzon ambjente për zyra e garazhde do të kontrollonte e të denonconte vjedhjen që bën punëdhënësi i tij. Drejtori i çez hapur deklaron bashkëpunim në vjedhje, dekkaron falimentimin e postit të tij dhe gjithë administratës dhe ndërkoh konfirmon me vetëdije se personi që është në konflikt të hapur me çështjen duhet të bëj kontrollin e vjedhjes së energjisë e cila mund të realizohet verëm nga institucionet përkatëse të cilat janë për këtë punë. Flasin për reformën e energjisë, pallavra, këtu mafia politikë ndërtues adninistratorë (shtet privat) po bëjnë kërdinë duke na vjedhur pa u bërë syri tërr.
Shkojmë në rastin e dytë flagrant që është mafia e ujit që e paguajmë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër në rajon dhe në europë duke marrë parasysh pagesat që bëjmë dhe cilësinë e shërbimeve që na ofrohen.
Para disa ditësh del politika qendrore dhe lokale me vendim se do bëhet reforma e ujit dhe ujësjellësit me rritje të tjera në çmim. Jemi dakort të bëhet reform në ujësjellës me themel duke sheshuar dhe goditur mafian politikë qendrore dhe lokale në b/punim me administratorët dhe ndërtuesit. Kjo është kuçedra e ujit që po na korrit si popull. Më konkretisht po jap ca shifra alarmante për pagesat e ujit të cilat janë më të larta seç kam paguar në angli kur banoja vetëm. Gjatë qëndrimit tim paguaja 4-5paund në muaj maksimum me dy herë në ditë banjë dhe gjithë shërbimet e tjera shtëpiake, sigurisht blija uj për të pirë pavarësisht se uji i çezmës ishte i pijshëm. Vimë në tiranë, familje tre vetë, paguajmë tre llogari për ujin, një tmerr dhe vjedhje kolosale që është bërë prej 25vitesh nga politika që keni votuar. Çdo familje ka sahatin e ujit dhe faturën te ujësjellsi që varion nga 15-20mij lekë për familje (pa ato dy herë në ditë dush si në angli e greqi). Në familje ujin e pijshëm e blejmë që harxhojmë në muaj 31ditëx5l=155lx8lek/l= 1240lek në muaj ujë vetëm për të pirë.
Fatura e tretë është e famshmja 10mij lekshi i administratorit të pallatit i cili në këtë shifër me ndihmën e mafias politike kanë arritur në këtë shifër mujore pa e llogaritur analogjikisht sipas hierarkisë së kateve çmimin e mirmbajtjes së depos së ujit(24orë ujë), e diskutueshme është nëse pastrohen me klor depot e pallatit që janë burim virozash dhe sëmundjesh infektive. Gjithashtu fusin gjoja shërbimin e mirmbajrjes së ashensorit që duhet bërë si në gjithë botën, kt 1 nuk paguan dhe fillon analogjikisht dhe në përpjesëtim për çdo kat, sa më lart aq më shumë paguajnë. Ndërkoh që politika me ndërtuesit kanë rënë dakort për tarifat pa asnjë llogaritje, vetëm vidh të të vjedhin. Dmth për ujin paguajmë 1000lek/muaj / 3shërbime=333lek për ujin administratorit. Shuma në total bën 1500+1240+333= 3073lek në muaj vetëm një familje tre anëtarë.
Shifra skandaloze me këto shifra ndërtuesit dhe politika në kombinim me dritat e mësipërme do duhej të kishin bërë dyshemetë e apartamenteve me tuba uji që ngrohin pa pushim ambjentet tona. Atëherë kaq shumë që paguajmë përse nuk kemi minimumin e cilësisë së shërbimeve që paguajmë, por përveç kësaj kemi arrogantë e hajdutë politikanë, ndërtues mashtrues dhe administratorë pallatesh cuba kriminelë që së bashku bëhen zinxhir për të na vjedhur përditë e çdo çast.
Tani kalojmë te administratori i pallateve që nuk është gjë tjetër veçse cubi i politikanëve (pronarët e vërtetë të pallateve), ndërtuesit (hallka e mesme e mafias) të cilët në b/punim me njëri tjetri ruajnë intetesat e tyre dhe vjelin qytetarin me ndihmën e ligjit të maliqit për të paguar një figurë që nuk ka asnjë dobi bashkëjetesa nëpër pallate. Njerëzit janë bërë mosbesueshëm, kuptojnë që diçka nuk shkon dhe protestojnë secili në heshtje. Nuk reagojnë në turmë se dëshpërimi i ka bindur se nuk ndryshon asgjë që të shkuli këto hallkat e mafias, prandaj zgjidhje të vetme kanë të qëndrojnë larg detyrimeve. Bëjmë disa llogaritje sesa është fitimi i mafias politikë ndërtues administrator me shifrën që kanë vendosur për të gjithë në mënyrë mashtruese nën slloganin “barabartë për të gjithë”. Një pallat me min 32-33 apartamente x 10mij lek në muaj = 33mij lek në muaj x12muaj= 3960mij të cilat mblidhen paraprakisht mendohet se shkojnë për pompën e ujit kur të prishet(nuk prishet përditë) shkon për ashensorin(nuk prishet përditë), shkon për pastrimin(abuzim dhe shfrytëzim i pastrueseve që marrin një rrogë duke pastruar disa hyrje pallatesh(kompleks). Llampat më shumë të djegura sesa të rregullta nëpër ambjentet e përbashkëta, dera e pallateve nuk funksionon e mbyllur me citofon. Atëherë ku shkojnë këto lekë me thasë që marrin ndëetuesi bashkë me cubin Administrator ndërkoh që nuk ofrohet asnjë shërbim thelbësor. Ku është shoqëria civile vetëm civile nuk mund të quhet meqse nuk ngre zërin dhe problematika të thjeshta që kanë futur familjet në sherr, hasmëri krim me njëri tjetrin dhe me shtetin. Këto problematika kush do i ngrej kur qytetari nuk ka asnjë përkrahje nga asnjë kështu i bie shkurt voto like legenin mbase vjedhim diçka edhe ne, voto sali delenxhiun me bandën që mban me vete mbase përfitojmë diçka, votojmë ps mbase futemi diku. Dëshpërimi është metoda më e mirë e një klase politike për të sunduar nëpërmjet konfliktit të vazhdueshëm në shoqëri me ndihmën e mafieve të ndryshme që janë ndërtuesit, dhoma e tregtisë gjithmonë në b/punim me njëri tjetrin për të na e futur me ritme aftshkurtër dhe afatgjatë.
Përpara se politika qendrore dhe vendore të marri vendime të njëanshme siç ka bërë në çerekshekull duhet të filloj të zgjidhi problemet e vogla pastaj të na shesin akoma kartën e djegur të dhimokracisë së dhjerë që e tundin përprara çdo vendasi dhe të huaji. Politika piramidale e saliut me shokë është rrënjosur në çdo fushë të jetës. Menduat se sudja, vefa, mbaruan në 97ën, këto firma piramidale kanë gllabëruar me ndihmën e ligjeve jetën dhe cilësinë e saj në të përditshmen tuaj. Këto kërkoni të zgjidhen.dhe mjaft u bëtë palë me vrasësit, përdhunuesit tuaj duke u dhënë votën e duke u mjaftuar me një grusht miell të hidhur. Të gjithë kanë përgjegjësi por më shumë barra e mëkateve bie mbi politikanët që me politikat e tyre qendrore dhe lokale kanë shkatërruar gjithçka në vend duhet të përgjigjen përpara ligjit. Shoqëria civile mban një peshë të fajit për mospërgatitjen, mos informimin e duhur të masave për shqetësimet dhe problemet që hasin përditë. Kjo mund të cilësohet si një krim i pavetëdijshëm, por kur është i përsëritshëm neglizhenca, indiferenca atëherë është e qëllimshme këtu duhen parë interesat dhe sa prej tyre janë në konflikt interesi me publikun dhe të drejtat e tyre. Me pak fjalë reforma e drejtësisë është themeli bazë i një shoqërie, vetëm atëherë mund të zgjidhen këto probleme aq të vogla, qesharake po aq të rëndësishme për b/jetesën me cilësi në komumitet. Të gjithë përpara përgjegjsive, përpara ligjit, iku koha e xhunglës albanistaneze, më i forti kullufit më të dobtin. Klada politike është për ti shërbyer masave, kërkesave dhe lehtësirave të tyre pa krijuar konflikte dhe me sektorin privat, por këtu është një çamurr i kokolepsur që pa drejtësinë nuk shpërbëhet dot. Kështu pra para se të vendosni të paguheni për votën, përpsra se të vendosni në mënyrë njohjesh familjaroshoqërore do të ishte mirë që të shkonit në këto pseudotakimet e shoqërisë civile për të ngritur pyetjet tuaja, nëse nuk do ju zgjudhen në moment të paktën i keni vënë në siklet me kërkesat tuaja, u keni hapur sytë të tjerëve që me të drejtë nuk i dinë të drejtat e tyre i marrin të mirqëna në mirbesim ndaj sunduesve të tyre politikanë.
Ju uroj një javë të mbarë dhe shpresoj këto kalkulime më lart tju fusin më thellë në ndërgjegjsimin tuaj për një pjesmarrje aktive ndaj problematikave që hasni përditë.
Indiferentizmi, neglizhenca, moskokçarja nuk janë zgjidhje, janë vota pro ndaj politikanëve për tjua bërë jetën më të dhjerë seç e keni. Reagoni, mjaft me mbetjet, nuk është ky problemi juaj, mos bini në grackën e interesave politike të partive ose grupimeve të veçanta. Ju keni më shumë çështje për të zgjidhur sesa një pseudokauzë ashtu siç ishte me maturantët të cilët në injorancën e tyre u përdorën nga opozita për të kaluar edhe disa ditë nga shqetësimi i vërtetë reforma në drejtësi. Mos bini viktima dhe në fund nga nxitimi i ushtur i opozitës do të shkoni në degat që nuk donit por nga frika se mos ngeleshit pa shkollë i deklaruat dhe morët dy gishtat e pd e nxorrët sytë. Herë tjetër, uluni, studjoni formulat e futjes nëpër shkolla e mos merrni urush kot përvetësoni kauza që sjanë tuajat. Çoroditja është element kombëtar, jeni të paqëndrueshëm familjarisht, personalisht dhe politikisht duke rënë pre e lehtë ndaj interesave të kriminelëve të politikës që pas jush fshihen për të mbrojtur kokën dhe llogaritë e tyre. Nëse nuk dini shkoni te ekspertët e fushës e jo alabakët e rrugës siç janë politikanët e të gjitha palëve. Mënd për herë tjetër.





