KMA NEWS
Ska votim elektronik pa çuar pas hekurave pashallarët e korrupsionit
Nga Genta Kaloçi Skënderi
Votimi elektronik një mundësi pas zbatimit të reformës në drejtësi!
Mediat dhe rrjetet sociale ditët e fundit përmendin përpjekjet e opozitës për votimin elektronik. Opozita mundohet të realizoj zgjedhjet e ardhshme nëpërmjet votimit elektronik. Duke marrë shkasë nga ky qëndrim dhe kauzën e fundit të opozitës më duhet të përmend tre lajme kryesore për dëmin ekonomik dhe politik që opozita I ka shkaktuar buxhetit të shtetit me vendimet e saj përgjatë periudhës së fundit të pushtetit pd/lsi 2009-2013.
Në lajmin e parë përmendet dëmi ekonomik prej 2.5milion Euro që I shkaktoi Kryetarja e KQZ-së z. Luzi me vendimet e saj nën ndikimin dhe urdhrat e ish kryeministrit Sali Berishës.
Në lajmin e dytë eksperti militant I opozitës mundohet të bindi opinionin publik në mënyrë që të na vjedhin edhe 3 -4 milion euro shtesë.
Lajmi I tretë nxjerr në pah problematikat, dobësitë që shfaq votimi elektronik dhe bombardimin e sistemit nga vota të manipuluara elektronikisht.
Kjo temë e nxehtë nxjerr në pah disa pyetje të rëndësishme, ndërkoh që një sondazh I thjeshtë I një televizioni privat përdori votimin elektronik konfirmon se shkalla e manipulimit është mbi normalen.
Mbi 13milion klikime, ndër to më shumë se gjysma janë vota të bllokuara e të manipuluara që vinin nga adresa jashtë shtetit. Me të drejtë specialisti kompjuterik shpjegoi burimin e adresave IP të cilat ishin të manipuluara dhe sesi nga një adresë bëheshin me qindra mijra klikime. Specialisti kompjuterik I sondazhit të televizionit privat pa dashje me qëllim nuk përmendi se hakerat e adresave mund të arrijnë të humbin gjurmët duke hedhur viruse të cilat shfaqen në vende të ndryshme të botës. Një veprim tjetër që kryhet nga hakerat kompjuterik ose programues/specialist godasin institucione specifike në mënyrë që të arrijnë objektivin dhe rezutatin e rëshiruar nga ky manipulim elektronik.
Objektivat vendosen sipas qëllimeve dhe rezultateve që kërkojnë të arrijnë për të manipuluar opinionin publik në favor të interesave të grupeve të caktuara politike.
Gjithashtu specialisti nuk përmendi se këto bombardime elektronike nuk mund të realizohen nga individë dhe nga kompjuter e laptopë shtëpiakë, që e kanë të pamundur manipulimin pa patur programet dhe pajisjet specifike të specializuara në këtë fushë.
Këto programe nuk janë për përdorim personal nga mësues të informatikës në shkolla e nga specialist të thjeshtë ministrishë, siç tregonin adresat e votimit n sondazhin konkret, por nga institucione e organizata të fuqishme të cilat kanë interesat e tyre në manipulimin e votës politike.
Me pak fjalë përveç faktit se votimi elektronik lehtëson sistemin, votuesin, por nga ana tjetër edhe manipuluesin që në rastin konkret janë pozitë dhe opozitë bashkë. Shqetësimi ynë nuk është mundësia dhe afatet kohore të realizimit apo jo të votimit elektronik, shqetësimi dhe problematika mbeten individët e korruptuar e me histori kriminale që gjenden akoma në postet kyçe të pushtetit dhe shtetit të organizimit të zgjedhjeve dhe numërimit të votës.
Përpara se të flasim e të debatojmë mbi tematikën e realizimit të votimit elektronik do duhet të zgjidhim çështjen e nënpunësve, politikanëve, administratorëve, zyrtarëve që kanë probleme me ligjin dhe drejtësinë. Shumica e të cilëve të viheshin prapa hekurave duke u bazuar në shkeljet e tyre profesionale e ligjore përgjatë karrierës së tyre.
Të tillë janë shumica që mbajnë poste kyçe drejtuese të cilët fatkeqësisht përcaktojnë politikat ekonomike dhe zgjedhore në vendin tonë.
Prandaj, si rrjedhojë dalim sërish në nevojën e pakontestushme dhe të pakompromentushme të reformës në drejtësi në të gjitha hallkat e shtetit dhe pushtetit.
Vetëm në këtë mënyrë qytetari, zyrtari, nënpunësi, politikani të frikësohen ndaj ligjit, të ndërgjegjsohen dhe si pasojë të bëjmë debate konstruktive largpamëse sikur me qenë në hollandë.
Realisht jemi në vendin e kusarëve dhe kriminelëve të cilët me paret e gjakut e djersës sonë arrijnë të blejnë specialistët kompjuterik së bashku me programet e sofistikuara duke votuar për gjithë popullsinë pa patur nevojë që ne të ushtrojmë të drejtën e votës.
Nuk është çudi, ata që vrasin, që xhenerojnë mjerim, varfëri, blejnë votën me lek/euro apo me thasë mielli që promovojnë ballo pseudobamirësie në vend të politikave sociale janë të aftë të vjedhin nëpërmjet ndërmjetësve dhe të tretëve të drejtën e votës individuale.
Teknologjia është një lehtësim për njerëzimin, por kur është në duart e gabuara është hallkë e zinxhirit që të shtrëngon e ta merr jetën dalngadalë, ashtu siç është votmi elektronik në një shtet që rrjedh nga kudo.
Debate të tilla janë të domosdoshme për ngritjen e pikut të kërkesave në shoqërinë tonë, por përse nuk mundohen me të njëjtin zell opozita në 26vjet pushtet e aktivitet plitik të mos nxiste plagët sociale nga të cilat mbahet në pushtet.
Përse në 26vjet politika krijoi vetëm emigrim, varfëri ekstreme, mjerim, ekstremizëm fetar, pabarazi, padrejtësi.
Votimi elektronik nuk është kërkesa e duhur për momentin aktual, fillimisht duhet pastruar terreni politik e profesional me bazë meritokracinë në administrat në mënyrë që të merren përsipër sfida të tilla në të ardhmen jo të largët.
Momentalisht debati duhet të fokusohet te politikanët e korruptuar të opozitës dhe pozitës, cila forcë e paanshme do mundësoj pastrimin e skenës politike vendase. Reforma e drejtësisë nuk mund të bëhet dhe nuk mund të vendoset drejtësi nga faktorët bllokues të saj që gjenden në parlament.
Këto janë çështje të rëndësishme për debat si psh, kur do futen në burg politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, kur do u sekuestrohen pasuritë dhe kur do u konfiskohen llogaritë që kanë bllokuar gjithë kapitalin e një populli në offshoret jashtështetit. Ç’bllokimi i tyre do të ishte një frymëmarrje në mënyrë që të përdoren për mirqënien, zhvillimin me hapësira të reja punësimi e aktiviteti në shoqërinë tonë të ngecur në granazhet e ndryshkura të korrupsionit politik.





