VRASJE E FSHEHTË

Nga Daniel CANA

Mos u çuditni nga titulli i shkrimit, nuk kemi të bëjmë me ndonjë zbulim të çuditshëm, por kemi të bëjmë me një veprim të shoqëris tonë, i cili vret po shoqërinë, por në një mënyrë të fshehtë, të pa kuptuar, pasojat e së cilës ndihen vonë dhe janë të pa mjekueshme as edhe nga mjekësia.

Të nderuar lexues, bëhet fjalë për NDOTJEN AKUSTIKE!
Mos u çuditni, sepse ndotja akustike, zhurmat e mëdha, të pa kontrolluara, të pa pëlqyeshme, të pa mbrojtura, të një niveli të lartë, mbi normat e lejuara në bazë të ligjeve ndërkombëtare, vret njëlloj si sëmundja e shekullit, vetëm se nuk është ngjitëse, por vret më shumë sesa të përhapej me anë të viruseve.
Ndotja akustike, ose e thënë më shqip, zhurmat e mëdha, japin, pagjumësi, dhimbje koke, nervozitet, stres, humbje kujtese, çrregullime të metabolizmit, anoreksi, etj. Të cilat gjithmonë kanë një përfundim të keq.
Kjo varet shumë edhe nga mosha, sepse moshat e reja, fëmijët janë shumë më të ndjeshëm dhe nuk kanë zhvillimin e duhur psiqiko-mendor. Kanë edhe mjaftë pasoja të tjera, të cilat janë shumë.
Për këto arsye, të studiuara shkencërishtë bota e qytetëruar ka nxjerrë dhe aprovuar ligje dhe norma, të cilat nuk duhen tejkaluar, në qoftë se duam të rrisim një popull të shëndetshëm.
1- Ndotësit më të mëdhenj të zhurmave sotë janë makinat, motoçikletat, mjetet lëvizëse në përgjithësi, të cilat janë të pa kontrolluara ose të cilat nuk plotësojnë kushtet teknike të lëvizjes së lirë.
2- Mbas këtyre janë lokalet, klubet e natës të cilat përdorin muzikë të lartë, të cilat duhet gjithmonë të jenë kontrolluara dhe në orare të caktuara.
3- Ndotës të theksuar akustik, apo shkaktar të zhurmave të mëdha dhe të pa kontrolluara janë edhe objektet fetare me kambanat e kishave, apo artopalantët e thirrjeve të namazit nëpër xhamitë.
Deri më sotë, të paktën në dy vëndet që unë jetoj, në Greqi dhe në Shqipëri, nuk respektohet asnjë rregull i kësaj natyre. Në pallatin ku unë jetoj janë 8 fëmij të vegjël nga 0-9 vjeç, i lëmë mënjanë të rriturit, por fëmijët të cilët duan të flenë kur duan ata, duan qetësi, duhet të jenë të qetë kur bëjnë mësimet, kur studiojnë, kur luajnë etj….etj. Po kush i mendon këto?
Pallati nga rruga kryesore automobilistike është vetëm 5 m larg! Aty shkojnë makina të cilat bëjnë zhurmë therëse kur shoferi i jep gaz, të mëdha dhe të vogëla….
Aty shkojnë disa motoçikleta me marmidha të rimodeluara, (jo origjinalet) të cilat të bëjnë të dalësh nga rrobat kur shtypin gazin dhe askush nuk mendon se çfar ore është, kush jeton përrreth, çfar halli ka, ka të sëmur a ka të gjallë…!!
Përse policia rrugore del në post-bllok dhe ndalon një drejtues mjeti i cili tejkalon sado pakë shpejtësinë? Sepse ai drejtues rrezikon në radhë të parë kokën e tij. Po kur një drejtues mjeti bën zhurmë të tmerrshme me mjetin e tij, kë rrezikon? Ai rrezikon të gjithë banorët sa janë aty afër! Po këtë nuk e mendojnë se ai njëkohësishtë ka vrarë më shumë se sa ai që tejkalon shpejtësinë.
Ky është vetëm një shëmbull konkret, nga mijra dhe miljona të tjerë që mund të ketë.
Unë nuk jam ekspert të japë përmasat e standartit të zhurmave dhe as matjet e tyre, këto janë insitucione dhe njerëz të profesionalizuar që i bëjnë, por ashtu siç thotë edhe populli “ Një fshat që duket s’do kallaus”, flas nga praktika jetësore. Mbase jo të gjithë, por ka edhe nga ata që e kanë provuar që të hidhet përpjetë nga krahu fëmija 1 vjeç, nga zhurma e një motoçiklete i cili të kalon tek dritarja, me një zhurmë therëse saqë ju desh gati 1 orë fëmijës ta qetësonim…! Nuk ka moment më tragjik për një prind, është njëlloj sikur dikush ta rrëmben nga krahët fëmijën tënd të dashur.
Kur do të qytetërohemi? Çfar na pengon të qytetërohemi? Njerzimi po ngre universitete për tu arsimuar dhe kulturuar njerëzimi, po zhvillon shkencën me hapa të shpejta, njerëzimi po mëson të përdorë shkëlqyer kompiuterin dhe telefonat celular “inteligjent” dhe e paska të vështirë të zbatojë një normë qytetarie?
Të jetosh në një shtet i cili është në paqe dhe të kesh të tilla trauma psiqike të barabarta me një shtet i cili kalon periudha lufte, ku bombardimi i pa pritur përveç vrasjeve fizike, vret edhe shumë të tjerë nga ana psiqike, është e pa justifikueshme.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img