AGSH: Policia u mbyll rrugën gazetarëve në protestë – 40 incidente të dokumentuara, liria e medias nën presion

GAZETA E LONDRES – AGSH: Policia u mbyll rrugën gazetarëve në protestë – 40 incidente të dokumentuara, liria e medias nën presion

Liria e medias është një nga shtyllat themelore të demokracisë, ndërsa siguria e gazetarëve dhe e drejta e tyre për të informuar publikun duhet të jenë të panegociueshme. Çdo pengesë, kërcënim apo akt dhune ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës përbën një shqetësim serioz për lirinë e shprehjes dhe transparencën publike. Në këtë kontekst, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ngre zërin kundër veprimeve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar respektimin e të drejtave të gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çdo rast shkeljeje.

Deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon ashpër veprimet e Policisë së Shtetit, e cila vijon të pengojë në mënyrë të papranueshme gazetarët dhe ekipet televizive në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ndërkohë që ngjarjet zhvillohen qindra metra larg, Policia e Shtetit vendos kordone për të bllokuar gazetarët, duke u mohuar atyre mundësinë për të dokumentuar dhe raportuar atë që po ndodh.

Kjo nuk është mbrojtje e rendit publik. Kjo është pengim i drejtpërdrejtë i lirisë së medias dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Pas 40 incidenteve të dokumentuara gjatë ditëve të fundit, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar sistematikisht nga efektivët e policisë, kjo situatë është e patolerueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e strukturave që drejton. Nuk mund të ketë më justifikime për pengimin e vazhdueshëm të gazetarëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.

AGSH u bën thirrje të gjitha mediave shqiptare dhe drejtuesve të redaksive që të reagojnë publikisht dhe pa ekuivoke ndaj dhunës dhe pengimit të gazetarëve të tyre.

Heshtja e mediave përballë dhunës ndaj gazetarëve të tyre është braktisje e atyre që çdo ditë rrezikojnë sigurinë personale për të informuar publikun.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img