“Atletet e pabindura.”

GAZETA E LONDRES – “Atletet e pabindura.”

Përrallë nga 8 vjeçarja Aria Kaloçi, klasa e I-rë

Kjo ja vlen më shumë se treçereku i deputetëve tanë.

Një ditë Sara shkoi të vishte këpucët për në shkollë, por ato nuk i’u bindën me një zë, “Sara kujdes me ne”, ja kthyen atletet.

Sara i dëgjoi dhe tha, – po pse, si mund të flisni ju? Unë nuk kam atlete të gjalla, u tha Sara.

Atletet i përgjigjen, po gjithçka në jetë mund të flasi, por mund të flasi me zë të ulët, ti nuk e dëgjon, edhe ne kemi jetë, jo vetëm Ti.

Sara i dëgjoi dhe u thotë, mirë, do i them mamit se nuk do shkojë sot në shkollë. Sara i tregon mamit dhe ajo e lejon të qëndrojë në shtëpi ndërkohë Sara e vogël filloi të fliste me to.

O këpucët e mia, çfarë keni kështu, përse jeni nevrikosur me mua?

Ato i përgjigjen, – sepse ti nuk na lan, nuk na pastron e na mban të pista, vetëm mami jot na mban të pastra.

Po çfarë të bëj unë, jam ende e vogël, shikoj mamin dhe prapë nuk di.

Po, por ti duhet të mësosh, ashtu si mëson për në shkollë me ndihmën e mamit edhe të tjerat mësoi nga mami ashtu sesi i bën ajo.

Por, unë detyrat i bëj vetë, kush ju tha se mi bën mami?

Ashtu siç mëson pa mamin mëso prej saj sesi të kujdesesh e të na pastrosh edhe ne, sepse ne jemi këpucët e tua e jo të mamit.

Keni të drejtë, këtej e tutje do kujdesem më shumë për ju. Ju jap fjalën.

Ato u gëzuan dhe nga ajo ditë ato i bindeshin Sarës, ishin bërë shoqe të mira. Pas çdo dalje dhe loje Sara i pastronte me kujdes, i fuste në dollapin e këpucëve dhe ato silleshin mirë me të.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img