KMA NEWS
Nga Genta KALOÇI SKËNDERI
Drejtësia shqiptare kopil pa emër e pa autorsi!
Lajmet e fundit ku kryeparlamentari Meta po udhëton drejt vëndeve skandinave për mbështetje personale politike është e qartë e vihet re sheshit. Në këto takime nuk ka asgjë flamur të cilën mundohet në mënyrë dëshpëruese të na paraqesi z. Meta.
Mundohesh të bindesh veten se sot do e marr pushim, nuk do ngacmoj njeri po s’më ngacmuan.
Shtrëngohem, ha veten me dhëmb mos të reagoj, mos të komentoj, por të lënë politikanët tanë rehat, të mos thuash dy fjalë, joo. Thua, sikur t’a bëjnë për inat. Fjalimet e Metës në Suedi/dani për drejtësinë shqiptare.
Kryeparlamentari ynë me siguri ka ngatërruar koordinatat gjeografike të parlamentit që i përket. Vërtet kujt i plasi në vendet skandinave të dëgjoj fjalime për drejtësinë tënde të zhdrejtë të cilat kanë në thelb shpëtimin tënd personalo/familjar.
Thirrje i bëhet atij pak dinjiteti që nuk ju ka mbetur, asaj pak krenarie, atij pak karakteri, sepse skandinabët u habitën me proçkat që nxorre nga goja atje. Për një moment do kenë kujtuar vendasit e shkretë se je kryetari i tyre e u flet për drejtësinë skandinave, u pana sy më sy, u pickuan, por shyqyr thanë nuk qënka realitet, qënka kryeparlamentari i shqiptarëve e jo yni. Me të gjitha këto takime, udhëtime, fjalime më duket se Likja e la politikën dhe po merret me emisione humoristiko – satirike.
Në emisionin e radhës episodi flet për sqarimin e publikut për konceptet, përkufizimet e fjalëve drejtësi apo zhdrejtësi. Një çështje që e shqetëson publikun e pa informuar, të lodhur, të rropatur është se çfarë emri t’i vendosin kopilit tuaj që na e latë në prag të derës prej çerek shekulli.
U rrit kalamoni juaj në oborrin tonë të varfër, lakuriq e i pistë dhe akoma emri nuk i’u gjet të shkretit. Nuk mjafton vetëm kjo, por me paqëndrueshmërinë tuaj sistematike seksuale n’a keni lënë edhe një problem tjetër të ballafaqohemi.
Në momentin konkret si popull gjendemi në një udhëkryq, në kërkim të emrit dhe të babait biologjik të kopilit tuaj politik. Personalisht kam një qëndrim shumë radikal, liberal për çështje të tilla shumë të ndjeshme për opinionin publik dhe për rolin që ka femra të ketë të drejtën e fjalës në lidhje me abortin/dështimin.
Një zgjidhje shumë e mirë për të shpëtuar nga frika që buron nga shpërdorimi i moralit nga të pamoralshmit politik për të siguruar një të ardhme të qetë e pa konfliktualitet personal dhe ndërpersonal do të ishte abortimi/dështimi i këtyre produkteve të lindura nga faktorë socialë siç janë frika e përballjes, dhunimi familjar, detyrimi shoqëror, duke i shkulur prej rrenje krijesa të tilla të padëshirueshme.
Në iluzionin optik të demokracisë që jetojmë femrat kan të drejtë morale, juridike, shëndetsore të vendosin sipas dëshirës së tyre pa ndërhyrjen e askujt tjetër të ndërmarrin cilin do akt e të bëjnë çtë duam me trupin e tyre pa i dhënë llogari asnjërit përveçse vetes së tyre. Të njëjtën liri veprimi do përdorim të ndërmarrim edhe në rastin konkret si popull në politikbërjen e vendit.
Ndërkoh që mos të harrojmë se kush do që nuk ndan të njëjtin mendim me shkrimin kanë mundësinë të mbajnë shënim ti drejtohen zyrës së ankesave që gjendet te rruga elbasanit(jeni me fat nënpunësit e njohin gjuhën shqipe mjaft mirë). Shpejtoni se përndryshe do mbani rradhë, mund të përplaseni te hyrja me ndonjë nga aleati juaj partiak i aortës së djathtë të zemrës.
Shkoni mos humbni rastin, kësaj rradhe do keni mundësi për çerek shekulli të mbani shënim abedina e të plotësoni notë protesta pa fund deri sa të barazoheni me popullin që s’ ja u varte politika vendase.




