Dystandartizimi i ligjit normalitet në shoqërinë tonë

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

Dystandartizimi i ligjit normalitet në shoqërinë tonë.
Në këtë shkrim po mundohem të vendos dy anët e medaljes në lidhje me shkeljet, abuzimet me postin publik dhe nga ana tjetër përpjekjen me dy standarte të zbatimit të ligjit. Në shikim të parë është një lajm që bën bujë për vetë faktin se pushteti lokal mundohet të zbatojë ligjin duke filluar më parë nga të vetët, në mënyrë që të fitoj respektin dhe legjitimitet në vendimarrje. Në çerek shekulli është abuzuar shum me shprehjen ‘tanët’ në të gjitha mënyrat e mundshme, prandaj dhe kjo katrahur në të cilën gjendemi. Duke filluar me fjalën ‘tanët’ në rradhë të parë do duhej që të përcaktonim se cili është yni apo tanët. Dy lajme, shkelje, mosrespektim ndaj pronës publike për përfitime personale nga dy persona publik, personalitete politike të cilët në mënyrën e tyre dhe kohë të ndryshme kanë shkelur ligjin në mënyra pothuajse të njëjta. Çuditërisht që të dy janë tanët, por janë nga kah të kundërt politik, por u gjendën rastësisht në të njëjtin llum politik. Nga njëra anë kemi ‘tonin’ F. Nano, nëse mund të quhej akoma si yni, pas shumë goditjesh politike nga vetë e majta në vite. Nga ana tjetër kemi, shkelësin e së djathtës Bamir Topi, (po ashtu edhe ky ‘yni’), meqse është në koalicion me të majtën. Ky shkelës që politikisht është më aktiv se I pari nuk përmendet, nuk përfshihet dhe as preket me vendime për ndërhyrje ligjore, përkundrazi nuk reagohet nga asnjë institucion shtetëror. Ajo që do duhej të n’a trondiste si qytetarë është fakti se dystandartizimi si fenomen është ulur këmbëkryq në shoqërinë tonë, është shqetësuese niveli dhe mënyra sesi ndryshon kah dhe gjen hapësirë veprimi nga të gjitha palët në pushtet. Në rastin konkret kemi ish kryetarin e PS  si ish pjesë e jona sulmohet më lehtë për faktin se s’ka më forcë, pushtet politik ndërsa nga ana tjetër anëtari i djathtë i koalicionit është më shumë i majtë dhe yni sesa lideri historik i socialistëve Fatos Nano në këtë moment. Në fakt nuk kanë faj as ata as ne meqënëse kohët e fundit ky përcaktim është bërë shumë i vështirë për t’u dalluar, ndërkoh që deputetët fitues nga votat e së majtës kalojnë djathtas dhe anasjelltas. Ky realitet e ka bërë paksa të vështirë përcaktimin kështu që edhe abuzimi, manipulimi tendencioz që bëhet me këto fjalë nga pushteti qëndror dhe lokal lë hapësirë për korrupsion. Shkelja e ligjit dhe zbatimi i ligjit duhet të jenë kryefjala e çdo administratori nënpunës shteti, duke mos lejuar dallime e diskriminime të këtij lloji. Në përpjekje për të treguar se këta janë ndryshe nga paraardhësit bëjnë të njëjtat gabime komunikimi dhe interpretimi të ligjit sipas nevojave, orekseve të tyre personale. Në vendin tonë ligji shkelet nga të gjithë, por më tronditëse është kur shkelet nga persona institucione siç është rasti flagrant, i freskët i kohëve të fundit me Bamir Topin. Ky individ pati guximin në periudhën që nuk është më në postin e presidencës, por fatkeqësisht si një qytetar i thjeshtë të abuzoj me ish titullin e tij të lartë për të shkelur ligjin dhe për të vendosur një standart të ri sjelljeje negative në vend. Me ndërhyrjet e tij personale si i paprekshëm duke shfrytëzuar lidhjet, njohjet me nënpunës shtetëror, vendosi të mbylli rrugën publike duke e bllokuar e kthyer në rrugë private.
Para pak kohësh vendimi i bashkisë tiranë ishte prishja e ambjentit të restorantit në pronësi të F. Nano ndërkohë paralelisht në të njëjtën ditë, orë e çast duhej të dilte edhe vendimi kundra ndërtimit pa leje nga pjesëtari i koalicionit të majtë, Bamir Topit.
Ky identifikim i gabuar, i qëllimshëm, tendencioz dhe aspak me kriteret e sakta e bën mosbesues, jo serioz alibinë e vendimarrjes nga ana e kryetarit të bashkisë tiranë.
Në momentin që kryetari i bashkisë tiranë të veproj edhe te partneri politik të cilin e keni më të afërt se ish kryetarin tuaj partiak, atëherë mund të n’a bindni opinionin publik se vërtet po e bëni për të dhënë një mesazh paanshmërie në punën tuaj asnjanëse.
Ditën që do të dërgoni bulldozat te rruga publike që Topi juaj i koalicionit e bllokoi duke e pagëzuar si rrugë private, mundësisht në të njëjtën ditë mund të shkoni dhe te prona pa leje e ish kryetarit tuaj të dikurshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të n’a tregoni se e keni marrë seriozisht punën në atë post që ndodheni.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img